Këshillimi Kombëtar/ Rama: A duhet bërë amnistia e parave të padeklaruara në emigrim? Të huajt kanë rezerva, ne do vendosim vetë
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me qytetarë në qytetin e Durrësit, në kuadër të programit të Këshillimit Kombëtar.
Rama në fjalën e tij u shpreh se program i Këshillimit Kombëtar përmban nisma të cilat kërkojnë një shumicë të thjeshtë në parlament dhe mund të ndërmerren nga Partia Socialiste.
Ai u u ndal gjatë në një pikë të këshillimit që është deklarimi i të ardhurave të emigrantëve që janë përfituar nga puna në të zezë.
Rama u shpreh se njohja e këtyre kursimeve është një çështje e debatueshme, pasi mund të shërbejë dhe për pastrimin e parave të grupeve kriminale dhe ndaj maxhoranca i drejtohet popullit për të marrë një opinion.
“Pjesa dërrmuese nuk janë çështje që kërkojnë një votë dërrmuese. Janë çështje që ne kemi mundësi ti marrim, pasi duan një shumicë të thjeshtë.
Po marr një çështje që është shumë e rëndësishme por që prek shumë familje. Çështja e kursimeve të emigrantëve në lekë të pa depozituar në bankë. Të gjithë emigrantët kanë bërë punëra në të zezë dhe kanë kursyer para që një pjesë e kanë sjellë këtu për familjen dhe një pjesë e kanë mundur ta ruajnë cash në shtëpi. Për ta është e pamundur që ato para t’i çojnë nëpër banka në vendet ku janë.
Këtu nuk bëhet fjalë për para të fituara në aktivitete kriminale, pasi për paratë e fituara në aktivitete kriminale nuk ka asnjë lloj mundësie formalizimi pa pasoja. Këtu bëhet fjalë për para të fituara me punë.
Për shkak të filtrimit të bankave është e pamundur që t’i të argumentosh dot pasi nuk i përgjigjen historikut të punës tënde. Ky është një vendim për t’u marrë dhe ka padiskutim një shtysë të brendshme për të thënë po duhet marrë, por ka dhe kundërshti.
Kundërshti që vijnë edhe brenda nesh, pasi këto janë vendime që çojnë në ligje amnistie për kursimet e padeklaruara të njerëzve. Në këtë rast fokusi ynë janë emigrantët, por mund të përdoret dhe për pastrimin e parave. Ky është një risk.
Ka dhe një qëndrim nga institucionet partnere të cilat shprehin një rezervë. Këtë mekanizëm e ka bërë dhe Italia fqinje, prandaj ne mendojmë se ne duhet të vendosim vetë, së bashku me qytetarët shqiptarë, të cilët duhet të thonë mendimin e tyre”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama shprehet se mezi pret që të shkojë të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Në një bashkëbisedim me disa qytetarë për Këshillimin Kombëtar, Rama deklaroi se ky komision krijoi mundësinë për të parë se e vërteta lidhur me inceneratorët është krejt ndryshe.
“Nuk ka dilemë nëse duhen rritur rrogat ose. Do vijojmë t’i rrisim sa herë që të na krijohet mundësia. Do të thotë të krijohen më shumë të ardhurat. Të thuash pse të më pyes qeveria, kjo mund të jetë çdo gjë, por është e sigurt që është hera e parë që qeveria bën një hap kaq të madh drejt njerëzve duke i çuar në çdo shtëpi, një numër pyetjesh dhe vendimarrjesh, vendimarrjet e rëndësishme të këtij viti, nëse janë në atë pjesë që kanë efekte financiare. Ne kërkojmë mendje nga njerëzit. Nuk është se nuk i kemi votat, por nuk duam të bëjmë votimin pasi kemi dyshimet tona. Kur të marrim këto vendime, të jetë opinion i shumicës. Duke qenë se nuk janë çështje partiake, ne mendojmë që të gjithë ata do të shprehen lirisht.
Temat janë të gjitha njerëzore, të jetës së përditshme. Kështua duam të jenë gjithmonë, ta kthejmë në një praktikë të përvitshme. Për të pasur komunikim më të afërt me njerëzit. Kur vjen puna në Kuvend është e pamundur. Aq më tepër që tani është komplikuar situate, është bërë një gjë që askush nuk e imagjinonte. Disa kohë më parë, dhe gara është bërë shumë më e egër, por jo n ëkuptimin e argumenteve. Bëhen debate kush je ti e klush jam unë, kush ka vjedhur më shumë. Përtej kësaj problematike që po ndodh në atë komision, u krijua një mundësi për të parë që e vërteta është diçka krejt tjetër. Mezi po pres që të shkojë nesër, mos e humbni nesër” – deklaroi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



