Këshilltari i Metës: Kuvendi shkeli 13 herë Kushtetutën
Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj tregoi përmes një konference për mediat shkresën e Kuvendit për Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij është e manipuluar.
Sipas Dervishajt, manipulimi lidhet me urdhrin e lëshuar asokohe nga ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ku vendoset data 5 maj në vend të datës 6 për përcaktimin e rendit të ditës për të legjitimuar seancën e 7 majit.
Sipas Dervishajt, manipulimi qëndron në faktin se në shkresën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese mban datën 5 maj, ndërsa në rendin e ditës në faqen e Kuvendit është data 6 maj 2021.
Më tej, Këshilltari ligjor sqaron se kjo lëvizje e datës është bërë për të legjitimuar seancën e 7 majit, me qëllim që që të përmbushej kushti për caktimin jo më vonë se në 48 orët e fundit.
Dervishaj thotë se brenda këtyre shkresave, është ndryshuar dhe përmbajtja e njërës prej pikave në rendin e ditës.
“Në akstet shkresore, urdhri është i depozituar në GJK në datën 4/4 dhe mban datën 5. Urdhri tjetër i publikuar në faqen e Kuvendit, mban datën 5 maj 2021. Zakonisht urdhrat e kryetarëve të Kuvendit shoqërohen me dokumentacion dhe me rendin e ditës. Kur shqyrtojmë ligjet, ne shohim aktet e depozituara. Shihni përmbajtjen e rendit të ditës. Kuvendi me letrat e dërguara vetë rrëzon përmbajtjen e atij urdhri që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo mban datën 6 ndërsa shgkresa e depozituar ishte në datën 6. Nëse shohim titullin e rendit të ditës të seancës plenare. Ky dokument i sjellë nga Kuvendi në GJK, thotë projektvendim për ngritjen e një grupi hetimor. Kjo letër, e depozituar nga Kuvendi, nuk përpyuthet po me këtë letër sepse ndryshon në përmbajtje.
Në këtë urdhër që Kuvendi depozitoi në datën 4, dhe që u kujtua përmbajtja reflekton këto ndryshime. Është hequr fjala miratim, fjala raportit. Fjala raportin me miratim. Kemi të bëjmë me manipulim të provës. Ja pika 20 e urdhrit. Urdhrin e Kuvendit e gjejmë dhe në faqen zyrtare. Shkresa që ndodhet në faqen zyrtare të Kuvendit, nuk ka lidhje me dokumentin që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ky është veprimi më i rëndë i Kuvendit, tenton deri aty sa deri të manipulojë një provë që nuk ia kërkoi njeri. Institucionalisht jemi të tronditur, që si Kuvendi apo administrata e tij, që për përmbushjen e qëllimit politik të saj. Ky fakt iu dëshmua Gjykatës Kushtetuese thuajse me të njëjtin ushtrim. Iu kërkua Gjykatës që ta marrë seriozisht në diskutim të kësaj prove. Autori është Kuvendi” – tha Dervishaj.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



