Këta janë shqiptarët që morën peng 30-vjeçarin në Angli
Dalin emrat! I kërkuan 400 mijë £
Nertil Buzi është 30-vjeçari shqiptar i cili është marrë peng në Angli nga 6 shqiptarë. Në media së fundmi janë zbuluar emrat e shqiptarëve të akuzuar për pengmarrje dhe rolin që kanë patur në këtë rast. Mes gjashtë personave të akuzuar për pengmarrje është edhe një grua.
Disa prej të arrestuarve janë pjesë e një grupi kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur në Manchester dhe qytete të tjera të Anglisë.
Të arrestuarit janë:
Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje të lëndëve narkotike(kanabis) dhe kërcënim për të vrarë.
Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje të rreme.
Fation Arapi 27 vjeç, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.
Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.
Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim personi, burgosje te rreme.
Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.
Shqiptarët e arrestuar më 28 tetor do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court. Ndërkohë është mësuar se 30-vjeçari Nertil Buzi është mbajtur peng për 12 ditë pasi autorët i kërkonin 400.000 paund.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



