E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këto 7 ushqime rrisin rrezikun për kancer të zorrës së trashë
Our Story

Këto 7 ushqime rrisin rrezikun për kancer të zorrës së trashë

Një numër gjithnjë e më i madh të rinjsh po diagnostikohen me kancer kolorektal, një sëmundje që dikur prekte kryesisht moshat e avancuara. Ky trend shqetësues po vihet re veçanërisht te brezat Millennials dhe Gen Z, me ekspertët që paralajmërojnë për faktorët e rrezikut të lidhur me stilin modern të jetesës.

Sipas gastroenterologut Dr. Angad Dhillon, shkaqet kryesore lidhen ngushtë me mënyrën e të ushqyerit dhe zakonet e përditshme. “Dieta e pashëndetshme, jeta sedentare, obeziteti abdominal, përdorimi i duhanit dhe konsumimi i alkoolit janë faktorë që rrisin ndjeshëm rrezikun për këtë lloj kanceri,” thekson ai.nxisin ndërgjegjësimin për parandalimin përmes stilit të shëndetshëm të jetesës dhe kontrolleve të rregullta, pasi diagnostikimi i hershëm mbetet kyç në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Këto janë 7 ushqimet që mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e këtij kanceri:

1. Mish i përpunuar – proshutë, sallam, salsiçe, bacon

2. Marrja e lartë e mishit të kuq

3. Ushqimet ultra të përpunuara

4. Ëmbëlsira dhe pije të sheqerosura

5. Ëmbëltues artificialë në sasi të lartë

6. Alkooli

7. Kafeina në tepricë.

Studimet tregojnë se rastet e diagnostikuara nën moshën 50 vjeç janë rritur me 3.6% çdo vit në një dekadë, një normë më e lartë se në shumicën e vendeve të botës, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë.

Për një zorrë të shëndetshme, mjekët rekomandojnë një dietë të pasur me fibra, drithëra të plota, fruta, perime dhe ushqime të fermentuara si kosi apo kefiri, që ndihmojnë në balancimin e mikrobiomës së zorrëve.

Simptoma që nuk duhen injoruar: humbje peshe e paqëllimshme, fryrje barku dhe dhimbje të vazhdueshme abdominale.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndërgjegjësim, parandalim dhe kontrolle të herëshme, veçanërisht për të rinjtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.