Këto janë dëmet që u shkaktuan në të gjithë vendin
Është bërë bilanci i dëmeve të shkaktuara deri më tani nga tërmetet që goditën gjatë ditës së sotme vendin tonë.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar zyrtarisht zonat më të prekura nga lëkundjet e forta që u regjistruan në Tiranë, 5.2 ballë dhe në Durrës 5 ballë.
Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar:
1.Rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
2.Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
3.Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i çatisë së një banese.
4.Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
5.Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
- Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
7.Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.
Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



