Këto janë vendet në të cilat njihen vaksinat që janë bërë në Shqipëri
Në Shqipëri janë bërë disa lloje të ndryshme vaksinash dhe njerëzit janë ende pak konfuz nëse këto njihen në vendet e tjera apo të lejojnë të udhëtosh pa probleme.
Për këtë arsye Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim në të cilin thuhet se në Itali, Maltë, janë pranuar vaksinat që të bër në Shqipëri: vetëm ato të kompanive Pfizer Biontech, Astra Zenca, Moderna dhe Johnson&Johnson.
Ministria e Jashtme shqiptare ka njoftuar së fundi se Italia njeh si dokument për hyrjen në këtë shtet, çertifikatat e lëshuara edhe nga Shqipëria, por vetëm për vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, Astra Zeneca, Jonhson&Johnson.

Sipas informacioneve nga TiranaPost edhe ambasadat e tjera të huaja kanë dhënë përgjigjen e tyre:
“Certifikata shqiptare e vaksinimit nuk njihet ende nga Republika Çeke, por është në proces dhe shpresojmë që të njihet së shpejti.”

“Për të udhëtuar në Holandë, ekzistojnë një numër kërkesash në lidhje me vërtetimin e vaksinimit. Një nga kërkesat është që dëshmia të jetë lëshuar pas vaksinimit me një vaksinë që është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave ose është në listën e Përdorimit Emergjent të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).”-citohet në përgjigjen e ambasadës.


Ekspertët e pyetur nga Faktoje kishin paralajmëruar muaj më parë për problemet që mund të krijonte vaksinimi me vaksina që nuk kanë miratimin e agjencive EMA apo FDA.
“Për ministrinë kemi rekomanduar prej kohësh të heqë dorë nga kjo kategori vaksinash, kryesisht për hir të faktit se nuk ofrojnë siguri. Derisa nuk janë të miratuara as nga EMA dhe as nga FDA, nuk ka garanci për sigurinë tyre, e dyta edhe për arsye administrative, e treta, duke qenë se sistemi shëndetësor shqiptar është i pabesueshëm, disa vende mund të mos e njohin çertifikatën shqiptare.”- shpjegon eksperti Erion Dasho.
Eksperti I Shëndetësisë Ilir Alimehmeti argumenton se çështja e njohjes së vaksinave është shumë komplekse. Së pari jo të gjithë shtetet njohin çertifikatën shqiptare të vaksinimit edhe kur bëhet fjalë për vaksinat e autorizuara nga EMA dhe FDA. Së dyti personat që kanë injektuar vaksinat Coronavac apo SputnikV, përveçse kanë me kosto shtesë për testime ndaj Covid, kur lëvizin jashtë vendit, përballen edhe me dilemën se si duhet të veprojnë nëse vendi pritës detyron vaksinimin vetëm me vaksina të autorizuara.
“Mund të mos e njohin çertifikatën tonë, përshembull, Këshilli i Europës ende nuk e ka njohur, ndërsa Maqedonisë dhe Turqisë po. Kjo është punë për kanalet diplomatike tashmë.
Përsa i përket Sinovac, Coronavac ose për çdolloj vaksine, për daljen jashtë vendit kjo varet nga shteti ku shkon, nëqoftëse ky shtet i njeh apo nuk i njeh këto vaksina. Duke qenë se kemi të bëjmë më shumë me shtetet e BE, ato njohin vetëm vaksinat e miratura nga EMA, Amerika njeh vetëm vaksinat nga FDA e kështu çdo shtet ka organizmat e veta. Për Sinovax e dimë që EMA nuk ka thënë as po as jo, e ka në shqyrtim, por e ka të paaprovuar. Po ashtu dhe FDA nuk e ka as në shqyrtim. Si rrjedhojë kjo është një vaksinë që këto shtete nuk e marrin parasysh që është bërë dhe nuk njohin çertifikatën për të. Pra njerëzit do të detyrohen të bëjnë testin që janë negativë në mënyrë që të kenë mundësi të udhëtojnë. Nga ky aspekt nuk ke çfarë t’i sugjerosh MSH se nuk e ka në dorë që EMA të njohë apo jo Sinovax. Megjithatë ne kemi pasur periudha të hapura ku njerëzve u është ofruar edhe AstraZenneca, pra duhet që edhe vetë ata ta marrin situatën në dorë.”-përfundon zoti Alimehmeti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



