E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këto këshilla mos i harroni para se te futeni ne det
Uncategorized

Këto këshilla mos i harroni para se te futeni ne det

 Harvard Medical School

Mos hyni në det pasi keni pirë alkohol, keni ngrënë ushqim, jeni nxehur apo djersitur nga vapa, mos u hidhni menjëherë në ujë pa u ambjentuar

Mos sfidoni dallgët dhe mos hyni në det nëse ato janë më të mëdha se 20 inch/ 50cm, shmangni thellësinë ujore të paeksploruar paraprakisht, sigurohuni për vendodhjen e rojes bregdetare.

Mësoni instruksionet si të komunikoni me të në rast nevoje, shmangni lojrat e ujit në thellësi ose sporte uji amatore nëse nuk jeni nën mbikëqyrjen e një personeli të çertifikuar, notoni paralel me bregun.

Mos  ju afro një personi që po mbytet nëse nuk di ta ndihmosh, nëse doni të notoni të sigurtë mbani lopata në këmbë, mos notoni kurrë vetëm, kurrë mos i beso një dysheku ajri, krahëzave apo kamardareje të pa çertifikuar si mjet shpëtimi.

Mos  merrni në varkë të mitur pa jelekë shpëtimi, mos i ndani sytë nga të mirurit në ujë, shmangni ujin nëse vëreni rrufe apo përkeqësim të motit dhe shtim të erës.

Mos  ju kundërvini me not një rryme ujore, sigurohuni paraprakisht për thellësinë e ujit nëse keni zgjedhur të hidheni nga lartësitë, shmangni kokën si kontaktin e parë me ujin.

Shmangni panikun në ujë, tregoni vigjilenc nga mjetet lundruese afër jush, mos tregoni vetbesim nëse keni patologji që ju rrezikojnë në ujë, mbani pajisje të dallueshme zhytje amatore.

Kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe shmangni ujin e kripur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, bëhu hero për aq sa të takon dhe për sa është e mundur pa u martirizuar.

UJI JA KA DALË TA MUNDË GJITHMONË NJERIUN, NDAJ KUJDESSS!!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.