Keyeministër bëje testin e PCR për COVID 9 euro sepse Albini e ka 10 euro
Një kërkesë të thjeshtë Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit Rama 3.
Do të votoj herën tjetër dhe pranoj të marr teseren e PS-së nëse e bën testin e PCR 10 euro sa paguajnë vëllezërit tanë në Kosovë.
O burrë, o burrë unë nuk kam
bërë kurrë jetë partiake por nēse e bēn brenda javës fakt , pranomëni dhe mua në partinë tēnde. E di që po tē duash e bën. Edhe që nuk të rruhet ai që s’thuhet as për euro dhe interesa biznesi monopol, por kam bindjen e plotë që nuk e bën. E di janë shumë lekë në lojë por bëja një herê si Paulin burrë dhe jep urdhër me VKM që PCR të bëhet me 10 euro për inat të Albin Kurtit që na shet pordhë me çmime të ulta. Ti e bën dot 9 euro që t’a diskretitosh politikisht? Pres përgjigje nga Ogerta Manastirliu , Fuga dhe Ben Ahmetaj. Filloje mbarë mandatin e III-të qeverisës. Shêndeti është shumë i rëndêsishēm dhe për ta testuar vetēn duhet PCR. Një kriter i vendosur edhe nga qeveritë për të gjithë personat që do të duan të udhëtojnë jashtë vendit apo të kryejnë aktivitete të caktuara është një tesr PCR. Tregohu babaxhan dhe i dhemshur bëje 9 euro. Po ta përsëris i dashur EDI, në Kosovë çmimi për një test PCR është 10 Euro për personat që udhëtojnë jashtë shtetit. Ndërsa në Shqipëri po i njëjti test kushton 45 Euro.
Pse qytetarët duhet të paguajnë 35 Euro më shumë, në kohën që shumica prej tyre nuk kanë një punë, apo paguhen keq
Edi pres të anëtarësohem në PS. E keni në dorë të realizoni një pikë shumë të vogël të programit të qeverisë ‘ Rama 3’
Me respek
I juaji
Naim Noka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



