E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kievi akuzon Rusinë: Po organizon mbajtjen e referendumeve në jug të Ukrainës
Lajme

Kievi akuzon Rusinë: Po organizon mbajtjen e referendumeve në jug të Ukrainës

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar rusët se po planifikojnë mbajtjen e referendumit për pavarësinë e rajonit jugor.  Një zyrtar i lartë ukrainas i Khersonit, qytet që ka rënë në duart e rusëve ka deklaruar se Moska po i bën presion këshillit rajonal për të rënë dakord për një referendum mbi “pavarësinë” e zonës nga Ukraina.

Deputeti i këshillit rajonal të Khersonit, Serhiy Khla bëri të ditur se “pushtuesit po përgatisin mbajtjen e referendumi mbi krijimin e Republikës Popullore të Khersonit”.

Sipas tij, deputetët lokalë janë marrë në pyetje nëse janë gati për të bashkëpunuar në mbajtjen e referendumit.

“Unë refuzova kategorikisht të bashkëpunoja me ta” tha Khlan.

Krijimi i Republikës Popullore të Khersonit do ta kthente rajonin në një gropë të pashpresë pa jetë dhe të ardhme.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të refuzojnë të bashkëpunojnë.

Separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin në vitin 2014 të pjesëve të rajoneve të Luhansk dhe Donetsk, republikat popullore u shpallën në të dyja zonat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.