E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kikia: Braho duhet thirrur urgjent në prokurori
Lajme

Kikia: Braho duhet thirrur urgjent në prokurori

Shqiptarët të abuzuar tashmë edhe mediatikisht

Kemi dëgjuar për abuzimin seksual.

Kemi dëgjuar për abuzimin fizik.

Padyshim që kemi edhe abuzimin financiar, në rastet kur ata që kanë në dorë para publike, i vjedhin për hesap të vet.

Por së fundmi unë mendoj se kemi edhe një formë abuzimi masiv të shqiptarëve, të të gjitha moshave. Ky është abuzimi mediatik. Çfarë është abuzimi mediatik? Bombardimi që u bëhet njerëzve me të gjitha llojet e lajmeve dhe opinioneve, nga mëngjesi në mëngjes, me të vërteta e të pavërteta, me trillime, akuza, sharje…

Me të vërteta të frikshme që thuhen dhe nuk shkaktojnë asnjë reagim.

Me të pavërteta po kaq të frikshme që thuhen, dhe sërish asnjë reagim.

Me njerëz të paguar që kërkojnë të të bindin se e vërteta dhe e drejta është vetëm ajo që mendojnë ata.

Me skenare dhe trille që trondosin mendërisht të madh e të vogël.

Me njerëz të rrjedhur e pjerdhur nga shëndeti mendor dhe mosha, që çfarë u prodhon imagjinata e tyre e thonë para kamerave….është një lloj terrorizmi psikologjik që ushtrohet rregullisht.

Ky njeriu në foto, ai që bridhte me “çontën” e zezë nëpër studio e paralajmëronte se kishte aty sekretet e botës, ai që hynte natën në drejtorinë e tatimeve të kontrollonte serverat, mendon se në 8 janar do të vriteshin 4 deputetë të PD, bën edhe një listë madje se kush ishin viktimat e planifikuara. Dhe ky gjen kamera që i drejtohen, ti thotë publikisht këto.
Nëse ky njeri ka informacion se atë ditë kishte një plan për të vrarë Alibeajn, Salianjin, Grida Dumën dhe Gazmend Bardhin, duhet të thërritet urgjent në prokurori. Nëse në prokurori nuk e merr njeri seriozisht, si është e mundur që i drejtojnë mikrofonin dhe ai lëshon kësi deklaratash?

Një Spartak tjetër, natë e ditë, flet për NATO-n dhe FBI-në që pritet të zbarkojnë nga ajri dhe deti, që të vënë rregull në Shqipëri. Që do të vijnë Rambot dhe do të marrin me helikopter Berishën dhe Metën. Pastaj Rama do të ikë vetë dhe shqiptartët do të shpëtojnë….

O Zot, mirë hajdutët, por s’na lënë rehat as budallenjtë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.