E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kikia flet për dosjen “Xibraka”: Rihapja e hetimeve, mënyra më e drejtë për të sqaruar akuzat!
Lajme

Kikia flet për dosjen “Xibraka”: Rihapja e hetimeve, mënyra më e drejtë për të sqaruar akuzat!

“Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 – viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar.  SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 – viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të mëtejshme në SPAK.”

Ky është njoftimi i bujshëm që bëri dje, më 9 maj, Gazment Bardhi, kreu i Grupit parlamentar të PD, pas një serie denoncimesh të forta publike për dosjen e Xibrakës dhe që mori vëmendje në opinion.

Por si e gjykon analisti Mentor Kikia këtë zhvillim të fundit në politikë?  “ Si e shihni Kryeministrin dhe kreun e grupit parlamentar demokrat në përplasjen e nxehtë për Olsi Ramën?”

“Çështja e Xibrakës ka qenë një histori që ka prodhuar pjesërisht drejtësi dhe shumë politikë, – tha z. Kikia, – me akuza që kanë qenë të pranishme në mënyrë sistematike në foltoren e parlamenti, por jo vetëm, pikërisht për shkak të dyshimeve që një person që nuk identifikohej në ato dosje nga ana e Policisë, mund të ishte pikërisht vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Ka qenë më herët zoti Berisha që e ka artikuluar këtë dyshim në parlament dhe më pas ishte kryetari i Grupit parlamentar, pra Gazment Bardhi, që iu referua dosjes së mbyllur apo të veçuar nga prokuroria jo speciale, pra jo SPAK-u, nga dosja e përgjithshme e një grupi trafikantësh që ishte vendosur në fshatin Xibrakë të Elbasanit, që me sa duket ka vënë lëvizje Prokurorinë e Posaçme tashmë, SPAK-un.

Ajo që vlen të theksohet është vijimi i polemikës politike edhe pas deklarimit të SPAK-ut për rihapjen e dosjes. Parimisht unë mendoj që rihapja e hetimeve është mënyra më e mirë, më e e drejtë jo vetëm për sheshuar përplasjet politike, pasi në fund nuk është ky qëllimi i drejtësisë, por për të qartësuar, sqaruar nëse hipotezat që hidhen dyshimet që hidhen, akuzat që hidhen janë ose jo të vërteta dhe secili të marrë pjesën që i takon në raport me ligjin,” theksoi Kikia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.