Kim e pakënqur me institucioneve të drejtësisë
Ambasadorja SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se institucionet shqiptare kanë bërë progres në luftën kundër korrupsionit, por ka ende punë për të bërë.
Sipas Kim sfida për Shqipërinë është e vështirë, por jo e pakapërcyeshme.
Kim konsideron që institucionet e drejtësisë në Shqipëri, kanë ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.
Gjithashtu thekson se do të ketë do të ketë mbështetjen e SHBA-ve në çdo hap.
“Institucionet shqiptare po bëjnë progres kundër korrupsionit, por ka shumë për të bërë. Lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë dhe i vështirë, por suksesi është i mundur. Asnjë vend nuk është i imunizuar. Çdo vend, përfshirë Shtetet e Bashkuara, lufton korrupsionin çdo ditë. Sfida e Shqipërisë nuk është aspak unike – as e pakapërcyeshme.
Në vitin e kaluar, institucionet e drejtësisë kanë nisur ndjekjen penale të rasteve që më parë do të kishin mbetur të paprekura. Uniteti ynë si aleatë të NATO-s është ngritur në nivele të reja. Shqipëria është pjesë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me Shtetet e Bashkuara. Këtë verë, Shqipëria hapi negociatat e anëtarësimit me BE, një arritje e jashtëzakonshme që duhet të bëjë krenar çdo shqiptar.
Në këtë 100 – vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, angazhimi ynë ndaj popullit të Shqipërisë është më i fortë se kurrë. Rruga përpara – drejt anëtarësimit në BE, drejt drejtësisë – mund të jetë e vështirë, por Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura të jenë në anën tuaj në çdo hap të rrugës, në mënyrë që të ecim përpara së bashku. Gjithmonë përpara, gjithmonë bashkë.”- shprehet ndër të tjera ambasadorja Kim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



