E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kim: KA PATUR përpjekje për të mos lejuar DREJTORESHËN e BKH të
Publik News

Kim: KA PATUR përpjekje për të mos lejuar DREJTORESHËN e BKH të

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë sot, teksa ka thënë se ka patur përpjekje “për të mos e lejuar drejtoteshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit të merrte rolin e saj”.

Kim nuk dha detaje shtesë lidhur me këtë deklaratë, por kujtojmë se drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj u zgjodh menjëherë pas një takimi që kryediplomatja amerikane pati me zyrtarë të drejtësisë së re.

Kim tha se beson te SPAK dhe së shpejti do të ketë rezultate konkrete, duke shtuar se SHBA ka investuar sasi të stërmëdha kontributesh që SPAK të ngrihet dhe të funksionojë.

Pjesë nga intervista me gazetarin Blendi Fevziu:

Deri tani asnjë peshk i madh nuk po shkon në gjykatë. Çfarë ndodhi me peshqit e mëdhenj?

Ndonjëherë kam përshtypjen që këto shprehje përdoren si shpërqëndrim. Për tepër kohë njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kësaj kohe po i vjen fundi. Do të thotë që në muajt e fundit kemi parë SPAK të deklarojë akt-padi në raste të nivelit të lartë. Nuk mund të flasim për këtë publikisht se kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do të fillojmë të shohim rezultate.

Katër vjet e katër muaj është një kohë e gjatë, por në javët e fundit kemi parë çështje që janë ngritur. Unë besoj te SPAK, taksapaguesit amerikanë besojnë te SPAK. Kemi investuar sasi të stërmëdha kontributesh që SPAK të ngrihet dhe të funksionojë. Ka njerëz që do të jenë gjithmonë pesimistë. Unë shoh që kemi gjëra si Byroja Kombëtare e Hetimit që nuk ekzistonte, tani ekziston. Pati një përpjekje për të mos e lejuar drejtoreshën të merrte rolin e saj, e kapërcyem këtë. Ata që duan që reforma në drejtësi të dështojë, duan që të hiqni dorë.

Marrëveshja e 5 Qershorit u shkel apo jo?

“Ajo që ndodhi përtej 5 Qershorit, shkon përtej 5 Qershorit por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”, deklaroi ambasadorja Kim në emisionin “Opinion”.

“Mendoj se deklarata që nxorri ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë ne nuk mund të mohojmë kopetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 Qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë mendime të ndryshme. Edhe opinioni im është shumë i qartë për këtë, ajo që ndodhi përtej 5 Qershorit, shkon përtej 5 Qershorit por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”, u shpreh ambasadorja Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.