E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kina ia mbylli gojën shkencëtares që zbuloi kodin gjenetik të koronës
Publik News

Kina ia mbylli gojën shkencëtares që zbuloi kodin gjenetik të koronës

Një shkencëtare kineze, e cila është një nga ekspertet më të mira në botë për koronaviruset, arriti të zbulojë përbërjen gjenetike të koronavirusit të ri, një arritje thelbësore për prodhimin e vaksinave dhe testeve diagnostikuese.

Megjithatë, Kina ia mbylli gojën, raporton Daily Mail.

Ky zbulim do të nxisë të tjerë shqetësime për mbulimin që i ka bërë Kina kësaj pandemie.

Në qendër të pretendimeve është Shi Zhengli, e njohur si ‘Gruaja Lakuriq’ në Kinë pasi ka shpenzuar vite të tera në ekspedita nëpër shpella, që të kuptojë më shumë për lakuriqët e natës.

Virologia u thirr në laboratorin e sigurisë së lartë në Wuhan në fund të vitit të shkuar pasi u shfaq sëmundja misterioze respiratore.

Brenda tre ditësh, ajo bëri zbërthimin gjenetik të koronavirusit.

Ekipi i saj zbuloi se virusi lidhej me një lakuriq nate, që gjendet të paktën 1 mijë milje larg, në Yunnan të Kinës.

Ajo zbuloi se virusi ishte i ngjashëm me SARS. Një gazetar kinez, Gao Yu, tha se kishte folur me shkencëtaren, e cila i kishte thënë se kishte përfunduar sekuencën e geneve të virusit që më 2 janar, por ia kishin mbyllur gojën.

Daily Mail shkruans e po atë ditë, drejtoresha e Institutit për Virologjinë në Wuhan dërgoi një email te stafi, duke i urdhëruae që të mos jepnin informacion për sëmundjen.

Qëllimi kryesor ishte që të mos përhapej panik.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.