Covid-19, i shpërndarë tashmë në 168 shtete në botë, mund të mbetet aktiv në sipërfaqe për më shumë se 10 ditë, sipas këshillave mjeksore.
OBSH mohon të ketë nxjerrë ndonjë udhëzim për cash-in e përdorur, por disa institucione publike kërkojnë nga bizneset dhe tregtarët që të limitojnë pagesat cash.
“OBSH nuk ka thënë se banknotat mund të trasmetojnë covid19, apo të kenë nxjerrë ndonjë udhëzim për këtë” tha zëdhënësi i OBSH për median amerikane CNBC. “Ne thjesht rekomandojmë larjen e duarve në mënyrë të rregullt”.
Ndërkohë, rezerva federale amerikane është duke “karantinuar” banknotat USA që vijnë nga Azia dhe Evropa për 10 ditë si një masë paraprake kundër shpërndarjes së koronavirusit.
Bankat në Kinë janë urdhëruar të dezifektojnë karmonedhat cash përpara se ti nxjerrin ato për publikun. Zyrtarë të qeverisë kineze mbajtën një konferencë për media në shkurt për të lajmëruar se bankat lejohen të nxjerrin vetëm kartmonedha të sterilizuara.



