Kina ka ndihmuar Shqipërinë me teste për koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, ku përmes një shënimi në facebook, falenderon shtetin kinez për ndihmën dhe gjestin bujar në këto kohë të vështira.
Në njoftimin e bërë në facebook, ISHP nuk tregon se sa teste ekzaktësisht janë dhuruar.
“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19. Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe. Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar!”, shkruan ISHP.



