Kineasti i mirënjohur ndahet nga jeta
Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare kineasti i mirënjohur, Todi Bozo. Producentit të filmave më të njohur si “Debatik”, “Ngjadhënjim mbi vdekjen”, “Oshëtimë në bregdet” i është dhënë lamtumira e fundit paraditen e sotme nga miq të afërm dhe shumë personazhe të artit dhe kinemasë.
Ai ishte ndër të parët personalitete që përfundoi arsimin e lartë në fushën e produksionit të filmit në Moskë. Todi Bozo ka qenë për 12 vjet edhe zv/drejtor i përgjithshëm i Kinostudios. Dha leksione në Akademinë e Arteve të Bukura.
Në vitin 2014 publikoi librin “Copëza kujtimesh, të ëmbla e të hidhura” ku tregonte episode nga puna në Kinostudio.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



