Kishte biznes në Shijak, Identifikohet shqiptari që u vra në Gjermani
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Gjermani.
Sipas BW, bëhet fjalë për 42-vjeçarin Mario Muka, i cili rezulton të jetë pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut. Mësohet se Muka, nga Shijaku, kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë kontrollet për zbardhjen e pistës së krimit.
Autoritetet gjermane kanë kërkuar të dhëna për këtë person, që nga shenjat e gishtërinjve dhe nëse është i skeduar nga policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Krefeld të Gjermanisë. Dëshmitarët dëgjuan disa të shtëna rreth orës 19:50 dhe panë dy burra duke ikur në errësirë, thanë hetuesit të martën. Një e shtënë e ka goditur viktimën në kokë. Ai po lëvizte me biçikletë. Trupi i tij ishte i shtrirë në trotuar pas krimit, teksa tani do t’i nënshtrohet autopsisë.
42-vjeçari ishte i njohur për policinë për krime të drogës dhe pronës.
Megjithatë, thuhet se ai nuk ishte një “lojtar i madh” në biznesin e drogës, por një tregtar i vogël që kishte konsumuar edhe vetë drogë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



