E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishte mbjellë kanabis në oborr të shtëpisë, arrestohet 53-vjeçari
Lajme

Kishte mbjellë kanabis në oborr të shtëpisë, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar në Tepelenë u arrestua nga policia për kultivimin e lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale Q.Ç.  kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë së tij.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasin Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në oborrin banesës ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.