E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishte mbjellë serë me hashash, si u kap 50- vjeçari
Lajme

Kishte mbjellë serë me hashash, si u kap 50- vjeçari

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Kurbinit bëri të mundur gjetjen dhe shkatërrimin e një mini sere në territorin e banesës së shtetasit F.H., në Milot, në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi në kubikë.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Miloti”. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F.H., 50 vjeç, banues në Milot, si kultivues i tyre.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.