E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishte zgjedhur Brazilin si strehën e tij! Kush është trafikanti shqiptar i arrestuar në San Paolo
Lajme

Kishte zgjedhur Brazilin si strehën e tij! Kush është trafikanti shqiptar i arrestuar në San Paolo

BRAZIL- Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet braziliane pak ditë më parë në San Paolo. Bëhet fjalë për shtetasin Shaqir (Hektor) Nikolli, një emër i njohur dhe për drejtësinë shqiptare, i cili kishte zgjedhur kryeqytetin brazilian për të jetuar, teksa akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Mediat braziliane shkruajnë se Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan të mërkurën (20/10), një shtetas shqiptar i kërkuar, pjesëtar i një organizate kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shqiptari, tashmë i arrestuar ishte i dënuar me dhjetë vjet burg nga drejtësia franceze, teksa kërkohej edhe nga Maqedonia e Veriut.

Arrestimi u krye në përputhje me urdhrin e paraburgimit për qëllime ekstradimi të lëshuar nga Gjykata e Lartë Federale, bazuar në përfaqësimin e bërë nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Brazil.

Tashmë i burgosuri do të qëndrojë në dispozicion të Gjykatës së Lartë të Brazilit, në pritje të procedimit të procesit të ekstradimit.
Ndërkohë që në Shqipëri Nikolli, nga Dibra akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë grabitjes së një autobusi në vitin 1996. Në vitin 2002 ai u arrestua në Vjen, Austri me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.