Kjo është arsyeja shokuese se përse 34-vjeçari vrau gruan dhe kunatën me thikë
Një 34 vjeçar në Ballsh, Gazmend Musta ka vrarë me thikë gruan dhe kunatën e tij 18-vjeçare. Sipas raportimeve të para konflikti ka nisur pasi 31-vjeçarja ka dashur që të shkojë tek prindërit me rastin e festave ashtu siç e ka dhe adeti. Në rastin e krimit në banesë kanë qenë edhe fëmijët e mitur të çiftit. Kunata kishte shkuar për drekë tek motra. Burri i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur ka qëlluar për vdekje duke vrarë gruan e tij 31-vjeçare dhe kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, 18-vjeçare.
Më tej mësohet se Gazmend Musta në fillim ka qëlluar të shoqen, por aty ka ndërhyre kunata për të mbrojtur motrën por edhe e atë e ka sulmuar me thikë, duke i lënë të dyja të vdekura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



