E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kjo është dita e Amerikës!”/ Joe Biden betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara
Publik News

“Kjo është dita e Amerikës!”/ Joe Biden betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Shefi i ri Shtëpisë së Bardhë u betua para kryetarit të Gjykatës së Lartë John Roberts.

“Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të një kauze – kauzës së demokracisë. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh.

Ne mësuam edhe njëherë që demokracia është e çmuar. Demokracia është e brishtë. Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar“, deklaroi Biden. 

Joe dy

****

Joe Biden ka mbërritur në ndërtesën e Capitol-it bashkë me bashkëshorten e tij Jill Biden, ku pritet të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-ve. 
Joe
Zv.presidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff u panë gjithashtu të ngjitnin shkallët e ndërtesës së Capitol-it së bashku me Biden. 

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ceremonia e inaugurimit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe në mungesë të aktiviteteve festive si rrjedhojë e kufizimeve të koronavirusit.

Ish-presidenti Bill Clinton dhe e nominuara për presidente nga demokratët në 2016-ën Hillary Clinton ishin të parët që u panë në ceremoni.
Momente më vonë, ish-Presidenti George W. Bush dhe ish-Zonja e Parë Laura Bush u shfaqën gjithashtu në ceremoni.
Nuk mungoi as ish-presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama.
Ish-presidenti Jimmy Carter, ish-presidenti më i vjetër në jetë, nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e sotme.
I munguari i madh është padyshim Donald Trump, presidenti që u largua nga Shtëpia e Bardhë duke lënë vetëm një shënim, pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat.

“Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë”, tha presidenti republikan në video-mesazhin e tij. “Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat, një fjalë shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.