E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit
Publik News

Kjo është fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste që në fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, kandidatët të shënohen me numra dhe jo me emra.

ilirjan celibashi

Në këtë mënyrë, KQZ vendos që në fletët e votimit të jenë me emra siç edhe u vendos mbrëmjen e shkuar. Kështu, në çdo qark, fleta e votimit do të ketë emrat e kandidatëve për deputetë të secilit qark.

 

“Kandidatët do ë identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark”, tha Celibashi.

Kujtojmë se Partia Socialiste kishte propozuar pranë KQZ, kërkesën që kandidatët në fletët e votimit të identifikohen me numra, e jo me emër e mbiemër.

Por me vendimin e ri të Ilirjan Celibashit, kjo kërkesë nuk është miratuar, pasi dhe më herët, ai deklaroi se shënimi i emrave shkon me përputhje me Kodin Zgjedhor, si dhe shtoi se është më ndihmuese për zgjedhësit, në mënyrë që të mos jenë konfuz në ditën e zgjedhjeve.

“Vlerësimi i fletës së votimit ku kandidatët janë të shënuar me emra shkon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave në qendrat e votimit është më ndihmues për zgjedhësit dhe për të mos qenë konfuz në ditën e zgjedhjeve. Të tre variantet, do të ishin në përputhje me kodin Zgjedhor. Ne vlerësomë që varianti i propozuar shkon në përputhej të plotë me kodin zgjedhor. Ai imponon që zgjedhje në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit”,u shpreh Celibashi disa ditë më parë.

fleta e votimitfleta e votimit 1celibashiiKQZIlirjan celibashi1

fleta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.