E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është historia e veçantë e dashurisë së Kobe dhe Vanessa Bryant
Publik News

Kjo është historia e veçantë e dashurisë së Kobe dhe Vanessa Bryant

Basketbollisti ka një histori të gjatë dashurie me Vanessa Bryant, të cilën e ka njohur që në vitin 1999.

Çifti u takua për herë të parë një moshë shumë të vogël, Vanessa ishte vetëm 17 vjeçe, ndërsa Kobe 21.

Dashuria e tyre lindi që me takimin e parë dhe gjashtë muaj më pas ata u fejuan dhe krijuan një familje shembull.

Dyshja ka kaluar një periudhë të vështirtë në fillim për shkak të paragjykimeve, pasi Vanessa nuk ishte një vajzë me origjinë afrikano-amerikane.

Megjithatë ata i mposhtën të gjitha dhe në vitin 2001 i dhanë fund beqarisë në një ceremoni që prindërit e Kobe nuk ishin dakord.

Ata zvarritën pëlqimin  e tyre kundrejt Vanessa-s deri në vitin 2003, kur ajo solli në jetë vajzën e parë, Natalia Diamante.

Por, një vit pas dasmës, çifti u përball me një situatë të vështirë.

Kobe u akuzua për përdhunim nga një grua dhe u arrestua nga policia.

Ai pranoi se kishte  kryer marrëdhënie me gruan, por në mënyrë absolute mohonte qe ta kishte përdhunuar.

Në mes të kësaj, e gjitha ajo që habiti publikun ishte Vanessa.

Ajo i qëndroi pranë bashkëshortit në çdo moment dhe kur ai mbajti një fjalim mbi akuzimet për abuzimin seksual, Vanessa u fotografua teksa e shihte basketbollistin me adhurim.

Në mes të fjalimit, Kobe tregoi pendesë për gjestin e tij të ulët dhe falënderoi bashkëshorten për mbështetjen e madhe.

Pak ditë më pas, ai bëri tatuazh emrin e saj në shenjë falënderimi dhe i dhuroi një unazë me vlerë marramendëse.

Por në vitin 2011, Kobe u duk se përsëriti edhe një herë gabimin e tij.

Këtë herë gjërat ishin ndryshe, bashkëshortja e tij nuk e besonte dhe ajo mendonte se basketbollisti po e gënjente sërish.

Megjithatë martesa e tyre u shpëtua, Vanessa tërhoqi divorcin dhe tha e lumtur se i kishte dhënë edhe një mundësi basketbollistit.

Që nga pajtimi i tyre, Kobe dhe Vanessa dukeshin më të fortë se kurrë, duke marrë gëzim të madh nga familja e tyre në rritje.

Ata u bënë prindër të katër vajzave dhe më e vogla lindi vetëm 7-muaj më parë.

Por, fati nuk deshi që ata të vazhdonin më tej historinë e dashurisë.

Kobe Bryant ndërroi jetë ditën e djeshme pasi një aksidenti me pasoja fatale. Helikopteri i tij u rrëzua dhe mori flakë bashkë me të ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.