E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është mësuesja në Elbasan që vdiq nga COVID në moshë të re
Lajme

Kjo është mësuesja në Elbasan që vdiq nga COVID në moshë të re

Elbasani, dhe jo vetëm, u zgjua me një lajm të trishtë ditën e sotme, pas ndarjes nga jeta të mësuese Blerina Lamçja.

Ajo nuk fitoi dot betejën me COVID dhe ndërroi jetë vetëm në moshën 40-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Në mesazhin e saj ngushëllues, Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin, si mënyra më e mirë për të shmangur sa më shumë rrezikun e këtij virusi.

“Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri,” shkruan Kushi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.