E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është vajza e përdhunuar nga shefi i Policisë në Fushë Arrëz: Më nxori 2 mijë lekëshin…
Publik News

Kjo është vajza e përdhunuar nga shefi i Policisë në Fushë Arrëz: Më nxori 2 mijë lekëshin…

Kishte shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin që i ishte bërë nga një grup personash, por edhe në komisariat ka rënë viktinë e përdhunimit, këtë herë nga shefi i Policisë së Fushë Arrëzit.

Bëhet fjalë për Adrianën, vajza e cila ka denoncuar shefin e Policisë së Fushë arrëzit Izmir Duraku, duke e akuzuar për përdhunimin e saj në vitin 2015.

Në atë kohë shefi i policisë mbante detyrën e specialistit të Hetimit të Krimeve në Shkodër.

Kallëzimi në polici është bërë kohët e funditt nga vetë vajza, në praninë e një psikologu.

Tashmë 27 vjeçare e rritur jetime në Shkodër ka vendosur ta bëjë publike historinë e saj, duke treguar edhe si ndodhi ngjarja.

“Polici ka bërë një gjest shumë të keq, shumë të poshtër. E ka nxjerrë 2 mijë lekëshin, e ka lënë në tavolinë, më ka goditur dhe më ka thënë “zhvishu tani”, tregon Adriana.

Ndërkohë të gjithë presim të dëgjojmë historinë e plotë të vajzës nga Shkodra, e cila do të transmetohet në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.