E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo këngëtare shqiptare zë vendin e Fjoralba Ponarit
Publik News

Kjo këngëtare shqiptare zë vendin e Fjoralba Ponarit

Pasi falenderoi të gjithë pjesëtarët e stafit, Fjoralba u shpreh se po largohej për shkak të angazhimeve që kishte për vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ajo tregoi se “Ora e Tiranës” do të vazhdonte rrugëtimin e saj, por në drejtimin e dikujt tjetër.

Vendin e saj do ta zërë këngëtarja Enxhi Nasufi, të cilën do ta shohim për herë të parë në moderim.

Vetë Enxhi ka ndarë videon promo të emisionit, duke lajmëruar ndjekësit e saj për rrugëtimin e ri që do të nisë.

“Ora e Tiranës” do të transmetohet çdo javë, që prej datës 3 shkurt në “Top Channel”.

“Jam e lumtur te nis nje rrugetim te ri , ate te moderatores ne nje emision televiziv. Kjo eshte dicka komplet ndryshe nga cfare jeni mesuar te shihni nga une , por jam e bindur qe do argetohemi dhe do jemi me prane njeri-tjetrit. Persa i perket ndjesise time personale, jam entuziaste per te provuar dhe mesuar gjera te reja. Kam shume deshire te plotesoj veten time ne disa aspekte dhe ne te njejten kohe t’iu jap te gjitheve ju mundesine te me njihni ne te gjitha dimensionet e mia. Faleminderit qe me ndiqni.
Faleminderit per dashurine.
Tani do te shihemi cdo jave qe nga data 03 shkurt ne @oraetiranes“- shkruan Enxhi në postim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.