Klajdi Haruni i jep fund beqarisë dhe martohet me biznesmenen e njohur
Këngëtari i njohur shqiptar, Klajdi Haruni, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me sipërmarrësen Orgesa Kalemi.
Ceremonia e martesës së çiftit është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, duke konfirmuar kështu atë që Orgesa Kalemi kishte paralajmëruar pak javë më parë gjatë një interviste televizive, ku kishte bërë të ditur se dita e madhe po afrohej.
Ndonëse çifti ka zgjedhur ta jetojë këtë moment larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe deri më tani nuk ka bërë ndonjë reagim publik, pamjet nga ceremonia nuk kanë munguar. Pamje nga dasma kanë qarkulluar gjerësisht në internet, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të tyre.
Nga pamjet e publikuara, Klajdi Haruni shfaqet elegant në rolin e dhëndrit, ndërsa Orgesa Kalemi shkëlqen me paraqitjen e saj si nuse. Çifti duket se ka përjetuar një mbrëmje të veçantë, mes familjarëve, miqve dhe të ftuarve të shumtë.
Dasma e tyre është kthyer shpejt në një nga ngjarjet më të komentuara në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



