Klea dhe Elgiti bëhen prindër për herë të parë
Çifti i njohur, Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë sot prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja, përmes një foto të publikuar në Instagram, ku shihet dora e vogëlushit të porsalindur.
Klea ka zbuluar edhe emrin e zgjedhur të djalit, i cili është shumë i veçantë.
Nuk dihet nëse Krid është një bashkim shkronjash nga çifti, por ka marrë pëlqimin e të gjithëve.
“Të dashurojmë Krid 04/06/2020. E paç jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty. Zot faleminderit. Por mbi te gjitha faleminderit ty Elgit dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa s’ta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston”, ka shkruar Klea.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





