E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLGJ ‘sqaron’ Gjykatën e Posaçme, pse  shtyhen seancat gjyqësore ndaj Shullazit
Publik News

KLGJ ‘sqaron’ Gjykatën e Posaçme, pse shtyhen seancat gjyqësore ndaj Shullazit

Mungesa e një përgjigje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyn seancën gjyqësore për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Procesi ka rreth një vit në Apel dhe ende nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor i çështjes. 

 

 

KLGJ disa minuta para nisjes së seancës së sotme, iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit se ende nuk është marrë një vendim dhe se Këshilli është duke punuar.

Që në 23 dhjetor, Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh se do ti drejtohej KLGJ për të dhënë një vlerësim se çfarë do bëhet me gjyqtarët e deleguar nga rrethet që sipas avokatëve, nuk mund të jenë pjesë e trupës pasi nuk janë gjyqtarë të posaçëm. Dakord me këtë problem ishin edhe prokurorët, të cilët thanë që duhet të shprehet KLGJ.

Me fillimin e funksionimit të gjykatave të posaçme në datën 19.12.2019, në zbatim të Vendimit nr.30, datë 14.02.2019, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarë nga gjykatat me juridiksion të përgjithshëm, por që ndeshen me çështjen e përmbushjes së kushtit të sigurisë, të parashikuar në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, siç është dhënia e pëlqimit për rishikimin periodik të llogarive financiare dhe telekomunikimeve vetjake, për vete dhe për të afërmit e tyre.Në lidhje me zgjidhjen e kësaj problematike, do ju informojmë sapo të ketë një vendimmarrje konkrete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.