Këshilli i Lartë Gjyqësor ka komanduar dy gjyqtarë në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të bandës së tij.
Vendimi është marrë në mbledhjen e KLGj-së ditën e premte, ku është vendosur që trupa gjykuese të përbëhet nga Albana Boksi, gjyqtare me status të posaçëm, dhe dy gjyqtarët e komanduar të cilët vijnë nga Gjykatat e Shkallëve të Para, Korçë dhe Tiranë, Etleva Temo dhe Artur Kalaja.
Seanca e fundit e çështjes “Shullazi” u mbajt në datën 4 mars por zgjati vetëm pak minuta për shkak të mosformimit të trupës në Gjykatën e Apelit të Tiranës.



