E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klientët e Kasmit/ Ja sa prokurorë, gjyqtarë dhe VIP-a, janë pjesë e listës
Lajme

Klientët e Kasmit/ Ja sa prokurorë, gjyqtarë dhe VIP-a, janë pjesë e listës

Vrasja e Devi Kasmit dhe hetimet që po bëhen për këtë rast, kanë çuar në zbardhjen e një sërë krimeve të ndodhura më herët si dhe në zbardhjen e emrave të njerëzve me pushtet, që janë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Në telefonin e viktimës si dhe në kontrollin që është bërë në shtëpinë e tij, grupi hetimor ka gjetur një listë me emra të 90 klientëve, që dyshohet se janë përdorues droge apo bashkëpunëtorë të Kasmit.

Ndërmjet këtyre 90 klientëve janë prokurorë, gjykatës, oficerë të policisë gjyqësore, policë, njerëz të showbizit, drejtues të emisioneve të rëndësishme, spikerë e të tjerë.

CNA (CityNews Albania) ka mësuar se ajo që bie në sy, është se në listën e gjetur dhe sekuestruar nga grupi hetimor ka edhe nga nivelet më të larta të prokurorisë dhe gjykatës. /CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.