E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klienti godet kamarierin, 50-vjeçari në vdekje klinike
Publik News

Klienti godet kamarierin, 50-vjeçari në vdekje klinike

Debati për rezervimin e një tavoline ka përfunduar në një sherr banal, ku si pasojë një person është plagosur dhe ndodhet në vdekje klinike.

Personi në vdekje klinike është Gazment Kurmaku 50-vjeç, kryekamarieri i një kompleksi në zonën e Labinotit.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se gjithçka ka nisur tre ditë më parë.

Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Kjo është foto  e autorit të ngjarjes, Erjon Llapushi, ndersa pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vdekje klinike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.