Klodian Braho merr drejtimin e SPAK-ut
Klodian Braho do të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme pasi siguroi shumicën e votave në garën për kreun e ri të SPAK. Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ai mori 7 vota, duke lënë pas tre kandidatët e tjerë.
Adnan Xholi u rendit i dyti me 3 vota, ndërsa Elvin Gokaj u mbështet nga vetëm një anëtar i këshillit. Doloreza Musabelliu nuk arriti të marrë asnjë votë.
Me këtë rezultat, Braho do të udhëheqë institucionin për tre vitet e ardhshme, duke pasuar Altin Dumanin. Ai pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor, moment që shënon fillimin e mandatit të tij si drejtues i SPAK.
Si u votua nga anëtarët e KLP-së
-
Sokol Stojani – Adnan Xholi
-
Moisi Duda – Klodian Braho
-
Olger Eminaj – Klodian Braho
-
Erind Merkuri – Adnan Xholi
-
Mirela P. Bogdani – Klodian Braho
-
Vatë Staka – Adnan Xholi
-
Ledina Riza – Klodian Braho
-
Erind Gërmenji – Klodian Braho
-
Zeqir Hoda – Klodian Braho
-
Arta Mandro – Klodian Braho
-
Erion Fejzulla – Elvin Gokaj
Përmbledhja e rezultatit final:
-
Klodian Braho – 7 vota
-
Adnan Xholi – 3 vota
-
Elvin Gokaj – 1 votë
-
Doloreza Musabelliu – 0 vota
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



