E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klodiana Lala: Biznesmeni që u vra, ishte i përfshirë në fushatë elektorale në zonën e Kombinatit
Publik News

Klodiana Lala: Biznesmeni që u vra, ishte i përfshirë në fushatë elektorale në zonën e Kombinatit

Në emisionin “Opinion”, Lala tha se Sofia kishte ishte një person me rekorde të theksuar kriminale, ndërsa theksoi se ka pasur të afërm në policin e shtetit të cilët e ndihmonin.

Gazetarja tha se 66-vjeçari ishte i përfshirë në fushatën elektorale në Kombinat, ku pritej të “hapte thesin me para”.

“Viktima ka shfrytëzuar të gjitha lidhjet e tij në politik dhe biznes për të pastruar dosjet penale edhe pse policia ka pasur rekordet të tij kriminale. Kishte të afërm të tij në Policinë e Shtetit ka lidhje familjare me persona në poste kyçe. Ishte i përfshirë në fushatë elektorale në zonën e Kombinatit, kjo është arsyeja pse ishte regjistruar si banor i rrugës së qelqit se për cilën parti politike nuk marrë përsipër ta them se nuk kam dokument ta them. Pritej të hapte thesin me para. Kam të dhëna nga policia se ishte përfshirë në fushatë elektorale.”-tha Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.