Klos/ I afërmi familjes qē u vodh rrëfen ngjarjen: Si u torturuan nënë e bir
Të kthehet dënimi me pushkatim!
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me grabitjen që ndodhi gjatë natës në fshatin Dom të Klosit. 5 persona të maskuar dhe të armatosur pasi kanë dhunuar dhe terrorizuar nënë e bir në një banesë, kanë vjedhur prej aty një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë shqiptar e sende me vlerë.
Nga burime paraprake bëjnë me dije se grabitësit kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë kontrolluar të gjithë banesën.
Rreth orës 2 kanë hyrë në banesën në pronësi të Përparim Lleshit përmes dritares së pasme të vilës 3-katëshe.
Pasi janë futur në banesë hajdutët kanë lidhur si fillim djalin e vogël të shtëpisë, që në ato momente ishte vetëm me nënën e moshuar, rreth 80 vjeçe. Të dy nënë e bir janë dhunuar me qytën e automatikut në kokë, duke iu krijuar fraktura të shumta. Pasi kanë kontrolluar nëpër dhoma, autorët kanë gjetur 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë, ndërkohë që nga jashtë mendohej se banesa ruhej nga persona të tjerë, dhe më pas të gjithë janë larguar në drejtim të rrugës kryesore që të çon në Klos.
Nga ngjarja në fjalë është terrorizuar i gjithë fshati, pasi sipas tyre nuk ka pasur të tilla episode në zonën e tyre. Aktualisht policia po vijon zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.
Ja rrëfimi e një të afërmi të familjes që ra pre e grabitjes.
“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



