E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klosi: Nëse gjërat shkojnë siç duhet, në fund të majit vijnë charter-at e parë me turistë. Do ketë rregulla strikte
Publik News

Klosi: Nëse gjërat shkojnë siç duhet, në fund të majit vijnë charter-at e parë me turistë. Do ketë rregulla strikte

Ministri i Turizimit Blendi Klosi thotë se nëse situata me koronavirusin në Shqipëri shkon siç duhet, në fund të muajit maji ose në fillim të qershorit në vendin tonë do të vijnë charter-at e parë me turistë.

“Në fund të muajit maj ose fillim qershori nëse gjërat shkojnë kështu siç mendojnë se po shkojnë do të fillojnë Charter-at e parë me udhëtim të dedikuar dhe me kontrolle shumë strikte me turistë të huaj dhe me kontroll të madh të higjienës, distancimit social. Do të jetë një turizëm i vështirtë, por edhe një turizëm që do të fillojë të mbajë të gjithë sistemin e turizmin. Pra shpresojmë të nisim me Charter-at e parë, kompanitë e transportit dhe prenotimet e para. Me këto kushte që kemi por pa humbur vigjilencën  ne do të kemi padyshim dhe këtë vit turizëm të organizuara”, u shpreh Klosi në emisionin Pa protokoll.

Sakaq, ministri tha në plazhe nuk do të ketë organizime dhe festa të mëdha.

“Asgjë nuk do të jetë siç ka qenë, nuk do të kemi organizim e të madh e festa të madha. disko apo schuma-party, por struktura që duhet të menaxhohen në mënyrë shumë të organizuar për të ruajtur higjienën dhe distancimin. Jemi ende në fazën e duarve me shkumë dhe jo schuma-party”, shtoi ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.