KLP emëron dy prokurorët e rinj të SPAK, ja renditja sipas pikëve
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, ka emëruar sot dy prokurorët e rinj duke e çuar në 17 tashmë numrin e prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se prokurorët e emëruar janë Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu.
Në vendim thuhet se KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante në SPAK, si vijon: Elvin Gokaj me 216 pikë, Alfred Shehu me 211 pikë dhe e treta u rendit Sonila Muhametaj (Domi) me 208 pikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



