E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLP mblidhet nesër ‘online’, ja projekt-vendimet e rëndësishme që do miratohen
Publik News

KLP mblidhet nesër ‘online’, ja projekt-vendimet e rëndësishme që do miratohen

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nesër do të zhvillojë mbledhje online si pasojë e Covid-19.

Në mbledhje do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e këshillit dhe mësohet se rendi i ditës do të përfshijë caktimin e drejtuesit të përkohshëm të prokurorisë së gjykatës së Apelit Gjirokastër, projektvendimi për leje të papaguar në prokurorinë e Vlorës dhe projektvendimi për krijimin e administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve

Rendi i ditës: 

Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Miratimi i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar për arsye familjare për një Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Miratimi i projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.