E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLP nis procedurat  për garën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK
Publik News

KLP nis procedurat për garën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK

Në një njoftim për mediat, KLP thotë se të gjithë prokurorët e interesuar për të kandiduar, duhet të paraqesin një platformë kandidimi.

Ndërkohë kushtet që duhen plotësuar janë si më poshtë:

  1. Eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
  2. Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
  3. Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
  4. Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median;
  5. Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;
  6. Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv;
  7. Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror;

Sipas njoftimit të KLP-së, kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin dhe platformën deri më datë 2 nëntor 2022, ora 24:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.