E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLP  transferon  motrën e Felajt në Prokurorinë e Tiranës
Lajme

KLP transferon motrën e Felajt në Prokurorinë e Tiranës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi transferimin e prokurores Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës me 6 vota pro dhe 3 kundër. Anëtarët në pakicë e konsideruan këtë një situatë të konfliktit të interesit dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia. Prokurora Felaj bashkohet në prokurori me vëllezërit e saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshorten e tij, prokuroren Alma Felaj, dhe kunatin e saj, Bledar Valikaj. Disa anëtarë të Këshillit theksuan rëndësinë e trajtimit të situatave të ngjashme dhe evidentimit të impaktit të tyre në funksionimin e prokurorisë. 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën me gjashtë vota pro dhe tre vota kundër transferimin e prokurores Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës.

Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj.

Në favor të transferimit votuan gjashtë prej anëtarëve të pranishëm: konkretisht zëvendëskryetari Tartar Bazaj; Bujar Sheshi; Esmeralda Cami; Eloida Goxhi; Arta Mandro dhe Ledina Riza. Kundër votuan anëtarët Sokol Stojani, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani.

Ndërkohë, nuk ishin të pranishëm në mbledhje kryetari i KLP-së, Alfred Balla dhe anëtari Zeqir Hoda.

Anëtari Sokol Stojani

ishte i prerë për rastin nepotik. Sipas tij, një prej qëllimeve të reformës në drejtësi ishte edhe goditja e burokracive dhe situatave të tilla.

Prokurori Sokol Stojani gjate konferences “Forcimi i drejtesise penale nepermjet bashkepunimit te ngushte midis institucioneve te drejtesise”, me qellim permbushjen e pritshmerove per nje sistem drejtesie te pavarur, te paanshem dhe te efektshem”./r/n/r/nProsecutor, Sokol Stojani, during the conference “Strengthening criminal justice through close cooperation between justice institutions”, in order to meet the expectations for an independent, impartial and efficient justice system.

“Ne jemi vend i vogël dhe aty janë disa familjarë në një prokurori. As në diktaturë nuk është lejuar nepotizmi. Papajtueshmëria ambjentale është përcaktuar për të rritur besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është lidhje nepotike,” tha ai dhe shtoi se ishte mirë që po trajtohej kjo situatë, pasi në këtë mënyrë mund t’i tërhiqej vëmendja edhe ligjvënësit.

“Të mos bëhemi qesharakë. Edhe në kohën e diktaturës situata të tilla u trajtuan dhe goditën nëpërmjet humorit, si në rastin e ‘Kunatit të shokut Xhemal’”, solli Stojani në vëmendje të Këshillit skeçin humoristik të mirënjohur të estradës shkodrane.

“Ne duhet të kujdesemi për konfliktin e interesit. Kjo kërcet. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur, mund të vijë dhe baxhanaku dhe kunati i motrës,” vijoi ai.

Kreu i KLP-së, Alfred Balla deklaroi thuajse në të njëjtën kohë gjatë raportimit të tij në Kuvend, se “ne i lidhte emrat e prokurorëve me deputetë”.

“Neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale. Duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj, i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit të Gjykata Kushtetuese i ka bërë këtij neni. Ne e kemi diskutuar dhe rasti i fundit që e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie kunat, motër vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës. Ka qenë një koincidencë që në këtë prokurori të madhe të aplikojnë,” tha Balla.

Lidhur me këtë situatë pati replika të hënën mes ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetëve të tjerë të opozitës dhe deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

“Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi zotëri. Se magjistrat të bënë shkolla, nuk jemi plepista, nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista,” tha Felaj.

Katër familjarët e deputetes socialiste u transferuan në Prokurorinë e Tiranës brenda katër viteve të fundit. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës. Të hënën më 3 korrik u transferua nga Vlora edhe motra e deputetes socialiste, prokurorja Eranda Felaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.