E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klubi amerikan prezanton zyrtarisht  Uzunin: Myrto është i gjelbër!
Lajme

Klubi amerikan prezanton zyrtarisht Uzunin: Myrto është i gjelbër!

Myrto Uzuni është tashmë zyrtarisht një futbollit i Austin FC në kampionatin amerikan të futbollit.

Lajmërimi i shumëpritur ka ardhur nga klubi amerikan nëpërmjet rrjeteve sociale, me një foto të futbollistit dhe një mesazh të shkurtër rreth tij.

“Myrto është i gjelbër. Mirëseerdhe te ATX Myrto Uzuni:”, shkruhej në postimin që i jep fund edhe telenovelës së transferimit të sulmuesit nga Granada.

Uzuni kishte kaluar vizitat mjekësore që të martën, por për shkak të rregulloreve të MLS, është dashur të pritet deri të premten për prezantimin e tij si blerja më e re e Austin, që ka paguar klauzolën e largimit prej 12 milionë eurosh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.