E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Knut Fleckenstein: Protestat nuk ndikojnë për negociatat me Bashkimin Europian
Lajme

Knut Fleckenstein: Protestat nuk ndikojnë për negociatat me Bashkimin Europian

Raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein gjatë një takim me gazetarët në Tiranë ditën e sotme ka hedhur poshtë retorikën e kryeministrit Rama se protesta e opzitës do të sabotojnë hapjen e shpejtë të negociatave me Bashkimin Europian.

I pyetur se çfarë ndikimi do të ketë protesta për Rrugën e Kombit, Knut Fleckenstein theksoi se ajo nuk do të ndikojë në raportin përfundimtar, pasi protestat janë një mjet demokratik.

“Nuk dua ta komentoj rastin, por askush nuk duhet të kalojë në atë dhune. Por mesa dëgjova këto ditë, protesta ka pasur efektin e saj, pasi kanë dalë disa ide të reja për këtë çështje. Qeveria jo gjithmonë ka zgjidhjen e duhur. Nevojitet që ndonjëherë populli t’i tregojë qeverisë se ka limite”, tha Fleckenstein për këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.