Koalicioni PS- LSI skadon në mesnatë ligjërisht
Përfundimisht nga pikpamja ligjore nëse PS dhe LSI nuk rregjistrohen deri sot në KQZ, koalicioni i tyre nuk mund të pësëritet më veçse nëse kjo bëhet në shkelje të ligjit. Ose në të kundërt nëse për të pritur Ilir Metën që ka thënë se nuk hyn në zgjuedhje pa opozitën, Rama nuk e regjistron PS, zgjedhjet kanë marrë një goditje të fuqishme. Tashmë jo vetëm PD-ja dhe aleatët e saj, por edhe PS-LSI dhe aleatët e tyre i kanë shkatërruar ligjërisht ato. Kjo pra është loja që pret të luhet deri darkën e sotme dhe që mund të shënojë së pari fundin formal të koalicionit PS-LSI, por edhe fundin gjithashtu të zgjedhjeve të 18 qershorit.
Sipas kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, partitë politike si subjekte më vete duhen të regjistrohen jo më vonë se 70 ditë para zgjedhjeve 9 prill 2017 (shiko faksimilen e parë neni 64/1).

Këtë gjë tani e kanë bërë PS-ja dhe aleatët e saj, por pa LSI-në, ndërkohë që PD ja dhe partitë rreth saj kanë rrefuzuar të regjistrohen.
Sot në 19 prill skadon edhe afati i rregjistrimit të koalicioneve.
Pra PS dhe LSI kanë kohë deri në darkë që të vendosin nëse do futen së bashku apo jo. Sipas nenit 65/1 koalicionet elektorale duhet të regjistrohen jo më vonë se 60 ditë nga data e zgjedhjeve.
PS-LSI, vendosin koalicionin dhe rregjistrohen së bashku sipas ligjit.
LSI nuk pranon dhe PS regjistrohet me gjithë aleatët e tjerë sipas afateve.
Version i tretë që Rama e çmon Ilir Metën më të rëndësishëm sesa ligji dhe ai vendos ta presë atë duke mos e regjistruar as ai koalicionin e majtë.
Kjo rrugë e tretë do të ishte një kopmpromis në kurriz të kodit dhe do të qe hapi i dytë drejt shkatërrimit të zgjedhjeve pas atij të mosrregjistrimit në 9 prill. Ligjërisht partitë e regjistruara tashmë do të kishin
publik.live 13:40
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



