E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kodi i ri i reformës zgjedhore Rama-Berisha goditje fatale për PD në zgjedhjet e ardhshme
Lajme

Kodi i ri i reformës zgjedhore Rama-Berisha goditje fatale për PD në zgjedhjet e ardhshme

Në diskutimet për draftin e ri për Reformën Zgjedhore, përfaqsuesit e e Berishës dhe të Ramës kanë rënë dakord që një pjesë e listave të mbyllen sërish. Por ky veprim mesa duket është një rikoshet i madh që do i kthehet Partisë Demokratike tashmë të drejtuar nga Sali Berisha.

Praktikisht për PD e kanë mbyllur totalisht listen dhe sipas llogaritjeve kjo forcë politike del me rezultate më të dobëta në zgjedhjet e ardhshme.

Kështu, qarku Tiranë ka 36 mandate. 12 mandate janë në listën fikse dhe i zgjedh kryetari i partisë sipas preferences se tij.

PD ka marrë 16 mandate çka do të thotë do të garojnë 36 veta për 4 pozicione nga të cilat 1/3 duhet te jenë femra. Keta 12 që janë te lista e mbyllur nuk do te votohen nga qytetarët madje nuk do e kenë emrin as në listë.

Në listë do jenë vetëm ata 36 që do konkurojnë për 4 vende të PD.

Emrat që janë te lista e mbyllur nuk mund të jenë te lista e hapur, pra duhet të jenë emra të ndryshëm në 2 listat. Ne këtë menyrë kemi dy kategori deputetësh,  atë të kryetarëve dhe ata të popullit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.