E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kodi i ri penal kundër LIRISË!
Lajme

Kodi i ri penal kundër LIRISË!

Neni 236 i Kodit Penal të hedhur për debat nuk është kundër medias, kundër gazetarëve, por kundër demokracisë, kundër thelbit të një sistemi që në thelb ka ruajtjen e lirisë.

Ta themi hapur, askush nga ne nuk duhet të mbështesë shpifjen. Gjithashtu edhe përdhosja ndaj simboleve kombëtare duhet të vijojë të jetë kundravajtje që dënohet me gjobë, apo dhe me 3 muaj burgosje, siç është aktualisht me Kosin Penal në fuqi. Por as kryeministri, as kryeparlamentari e as ministra apo drejtues institucionesh kushtetuese nuk janë simbole kombëtare, por shërbëtorë të ligjit dhe qytetarëve.

Si të tillë ata nuk ka pse të jenë imunë, të mbrojtur nga ndonjë ligj, nëse do jenë përballë kritikës, ironisë, madje dhe talljes, që në thjelb kanë mënyrën e korrigjimit të një shteti të padrejtë, ndaj shkeljes së të drejtës dë pronës apo lirisë së shprehjes. Në fund të fundit, ata që drejtojnë sot në institucione qeverisëse kanë zgjedhur të jenë njerëz publikë, e si të tillë, edhe të gjykohen nga publiku.

Nëse ne do të vendosim me ligj që të drejtat e shtetit dhe pushtetarëve të gllabëron të drejtat e qyetarëve, atëherë ne kemi vendosur për të kundërtën e lirisë. Nëse ne duam t’i mbrojmë të zgjedhurit apo të emëruarit e përkohshëm në institucione si të jenë simbole kombëtare, atëherë kemi vendosur t’i rrëmbejmë lirinë qytetarëve dhe i kemi hapur derën një diktature të re.

Po cila është natyra e një qeverie nëse nuk ka frikë nga përgjegjësitë? Cila është natyra e një qeverie që mbrohet me ligj ndaj formave të kritikës qeverisëse nga qytetarët, qoftë ajo kritikë, tallje, sarkazëm apo parodi?
Natyrisht, që një mbrojtje e tillë me ligj e shtetit dhe shtetarëve nga kritikat apo sarkazmat që bëjnë qytetarët, nuk është një goditje ndaj medias, por ndaj demokracisë, duke rrezikuar seriozisht lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit, për të cilën edhe ky sistem është kaq i dëshiruar.

Ndaj kundërshtimi i këtij ndryshimi duhet të jetë jo vetëm nga media, por nga kushdo që beson se Liria është më e mirë se diktatura apo teokracia.
Fundja, e keqja një vendi nuk i ka ardhur kurrë kur e kanë ekzagjeruar qytetarët, por kur e ka ekzagjeruar qeveria dhe të zgjedhurit duke tejkaluar ligjshmërinë dhe të drejtën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.