Kodi penal i Ulsiut, dhe sekretarja e …
Ministri i Drejtësisë ka thënë sot:
“Kodi i ri Penal do miratohet vetëm nëse merr ok nga Brukseli”.
E dini atë barcaletën, ku sekretarja i kërkoi drejtorit t’ia bënte rrogën sa të kryeinxhinierit të ndërmarrjes? Kur drejtori ia rrefuzoi kërkesën, me arsyetimin se smund ta ketë rrogën sa k/inxhinieri, sekretarja i tha:
“Epo ik e pallohu me k/inxhinierin pra”.
Ja, këtë barcaletë më kujtoi kjo sentencë publike, krejt pa sens llogjik, politik e ligjor të Ministrit të Drejtësisë.
Pse ore ligjet tona do na i miratojë Brukseli?!
Seriozisht?!
Po ty pse të votuan njerëzit për të bërë ligje apo për të bërë deklarata?! Nuk mund të votohesh e paguhesh këtu e të pallohesh në Bruksel!!!
Shumë i keqardhur për këtë nivel papërgjegjmërie zyrtare në këtë vend!
Askush, në asnjë kryeqytet botëror nuk e do Shqipërinë më shumë sesa shqiptarët ore, ejjj!
Shqiptarët votojnë parlamentin e tyre që ligjet të bëhen e miratohen këtu dhe jo nëpër zyra burokratësh të pa votuar askund, krejt pa din e pa iman!
Kodi Penal, si çdo ligj tjetër është pronë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo zyrtarëve të dynjasë.
Pa kuptuar këtë, nuk ka shanc të kuptohet as BE e as demokracia perëndimore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



