Kohë lufte’, Rama merr vendimin: Mbyllen të gjitha restorantet dhe baret
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha restorantet, baret dhe klubet në kuadër të masave ndaj koronavirusit.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai tregon se këto masa do të merren fillimisht në Tiranë dhe Durrës.
Sipas Ramës, kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë.
Status i plotë:
NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!
KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!
FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



