Kokainë dhe arsenal armësh në banesë, kërkohet 43-vjeçari nga Shijaku
17 Qershor 2017
Kokainë, municione luftarake, armë zjarri e fishekë u zbuluan dhe sekuestruan nga Policia e Durrësit, ndërsa një person u shpall në kërkim.
Policia i sekuestroi këto prova materiale në shtëpinë e 43-vjeçarit me inicialet S.Gj, banues në Shijak.
Në banesën e tij ai kishte lënë narkotike, të cilën e tregtonte pasi e bënte gati në shtëpinë e mbushur me armë dhe municione luftarake.
Policia sekuestroi:
• 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit Kokainë, të futura në një kavanoz; rreth 150 gr.
• një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”;
• Dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm;
• një armë zjarri pistolet tip “COLT’USA;
• Një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm;
• Një pistoletë sportive, tip Super Conter;
• 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm.
• 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm;
• 7 fishekë pistolete, kal 45;
• 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm;
• dy krehera automatiku, mod 56;
• Një automjet tip Benz, i blinduar.
Policia thotë se materialet procedurale të saj i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



